G-Bani kërkon të lërë shtëpinë e Big Brother
G Bani është ndjerë keq për gjestin ndaj Valbona G Bani, ku zgjodhi ta vëzhgonte në mënyrë të pahijshme ndërsa ajo e fundit ishte duke u larë në dush.
Megjithëse Valbona i kërkoi disa herë të largohej se po e vendoste në siklet, G Bani iu kthye në mënyrë arrogante duke thënë: “Jam i uritur të shoh trup femre”.
Kjo situatë u komentua në spektaklin e së martës dhe këngëtari ka reflektuar mbi këtë.
Ai i kërkoi ndjesë gazetares dhe kërkoi që të largohej nga shtëpia më e famshme në vend.
“Valbona më fal ty dhe familjes tënde si fillim, dhe në vazhdim duke qenë se veç Shqipërisë jam dhe shtetas suedez, dua të bëj diçka jo si shqiptar, por si suedez dua të jap dorëheqje nga pjesëmarrja në Big Brother për arsye se kam shkelur standardin e sjelljes”, tha G Bani.
Në këtë moment ka ndërhyrë Valbona, e cila ka pranuar ndjesën dhe duke e përqafuar banorin u shpreh: “Po ike ti, do iki dhe unë”.
Krahas kësaj, edhe konkurrentët e tjerë nuk e linin G Banin për të marrë këtë vendim.
Kur pritet të vendoset gurthemeli i rrethrotullimit në
Procedura për tenderimin e projektit për rrethrrotullimin në Saraj pritet të nisë brenda dy javëve të ardhshme. Kështu deklaroi kryetari
Virusi i Nilit Perëndimor: Mbi 130 raportime për
Më shumë se 130 raportime për shpendë të ngordhur janë pranuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë brenda vetëm katër
Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal
Maqedonia e Veriut sot zyrtarisht iu bashkua Korridorit Vertikal të gazit, transmeton Anadolu. MARKETING Memorandumin e mirëkuptimit për anëtarësimin në