Marota: Interi është protagonist, vitin tjetër do të jemi akoma më konkurrues
Presidenti i Inter-it, Bepe Marota, ka folur në lidhje me ecurinë e Inter-it në një intervistë të dhënë për “Sky Sport”.
“Inter është kthyer të jetë një nga protagonistet më serioze në Europë. Kemi bërë një punë të mirë në përzierjen e lojtarëve të rinj me ata më pak të rinj.
Inzaghi?
Një profesionist i madh dhe një person i zgjuar. Simone ka ardhur pa shumë zhurmë tek Inter-i, pa bërë deklarata të bujshme. Më pas është rritur duke fituar besim në aftësitë e tij. Është një lider shumë i mirë”.
Planet për të ardhmen?
“Në sezonin e ardhshëm do të jemi akoma më konkurrues nëpërmjet lojtarëve më të ri në moshë, por që do të jenë cilësorë dhe profesionistë”.