
Yjet e mëdha që janë në fund të kontratave dhe mund të firmosin në janar
Me janarin që është shumë pranë, të shumë janë lojtarët “big” që futen në vitin që i përfundon kontrata, në 2025, për këtë arsye duhet të largohen në janar, ose fals në fund të vit. Në listën e lojtarëve që janë futur në vitin që i përfundon kontrata janë edhe yje si: De Bryjne, Dibala, Son i Totenhamit apo Hari Meguajer i Man.United.
Një prej yjeve më të çmuar është Mohamed Sallah, me sulmuesin egjiptian që është futur në vitin që i përfundon kontrata. Në të njëjtën situatë janë edhe dy titullarë të tjerë të Liverpoollir si: Aleksander-Arnold dhe Van Dijk.
Në të njëjtën kushte janë edhe në shtëpinë e Bajern Munihut ku të paktën tre lojtarë janë me “valixhe në duar”: Kimih, Sane dhe Dejvis. Në janar palët duhet të vendosin, të rinovojnë ose të largohen.
Në skadencë kontrate janë edhe tre legjenda të futbollit botëror: Messi, Ronaldo dhe Nekmar. Dy të parët është thuajse e sigurt që do të rinovojnë me klubet respektive, ndërsa e paqartë edhe situata me Nejmarit.