Guardiola: Lamtumirë titullit kampion, tani luftojmë për trofetë e tjerë
Man.Siti rikthehet te fitorja, këtë e bëjnë në ndeshjen e 500-të të Pep Guardiola-s në krye të “qytetarëve”. Siti triumfoi 0-2 në transfertë përballë Lesterit, duke i dhënë pak frymëmarrje teknikut spanjoll dhe pjesës tjetër të ekipet. Savinjo realizoi golin e parë në minutën e 21-të. Merr fund makthi edhe për Erling Haaland, pasi në fraksionin e dytë ishte sulmuesi norvegjez që dyfishoi shifrat.
Me 31 pikë në 19 javë, Man.Siti mbyll vitin në vendin e 5-të, por Pep Guardiola nuk beson më se ekipi i tij mund të rikthehet në garë për titul.
“Kishin kaluar aq shumë ditë pa fitore sa ishim mësuar. Ishte një çlirim i madh, jam i lumtur për rezultatin dhe për lojtarët. Jemi shumë larg për të fituar Premier Ligën. E pranojmë faktin se nuk kemi thuajse asnjë shans për të fituar titullin, por ka edhe trofe të tjerë ku mund të luftojmë”, u shpreh Guardiola.
Sfida e radhës për Man. Sitin do të jetë më 4 janar të vitit 2025, kur në stadiumin “Eihad” do të përballen me Uest Hemin.