Dua Lipa shfaq krenare unazën e saj të fejesës!
Dua Lipa ka “ndarë” një moment të veçantë me fansat e saj, duke treguar unazën e fejesës që ka marrë nga aktori Callum Turner, i cili mendohet se o propozoi për martesë gjatë festimeve të Krishtlindjeve.
Edhe pse asnjë prej tyre nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ndodhi, raportohet se Callum, 34 vjeç, i bëri propozimin Duas, 29 vjeçe, gjatë një mbrëmjeje festive, duke u ulur në gjunjë për t’i kërkuar dorën.
Dua, e cila po kalonte një ditë relaksuese me miqtë në Londër, është parë duke mbajtur me krenari unazën e saj të fejesës gjatë një seance joge. Pamja e saj tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve, pasi ajo ishte veshur me një pallto të bardhë, pantallona të zeza dhe çizme UGGs, duke e ruajtur stilin e saj të thjeshtë dhe të sofistikuar.
Gjithashtu, ajo kishte flokët e kapur gërshet të lirshëm dhe mbante një pamje natyrale, pa makijazh, me syze dielli për një look freskues.
Në momentin e fotografimit, ajo ishte duke shijuar një ditë të qetë pas një periudhe të mbushur me festa dhe lumturi.
QMK: Aktive dy zjarre në ambient të hapur,
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 26 zjarre në hapësirë të hapur. Dy prej tyre ende janë aktive,
Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nk e përkrah Bekim Sejdiun për president të Kosovës, jo për arsye
Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë
Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave