Çalhanogllu në rrjetet sociale: Jemi të uritur për fitore
Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka folur së fundmi për ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Italisë, ndaj Lacios.
Përpara këtij takimi, Çalhanoglu ka paralajmëruar kundërshtarët përmes rrjeteve sociale, se “zikaltërit” duan të mbrojnë Superkupën, ku janë fitues në fuqi.
“Jemi të uritur për fitore,” shkruan mesfushori në rrjetet sociale, duke paralajmëruar kryeqytetasit se nuk do të jetë aspak e lehtë.
Kujtojmë se Inter dhe Lacio do të përballen në gjysmëfinale të Superkupës së Italisë, më 19 janar, të premten në orën 20:00.