Real Madrid synon trofeun e tretë të sezonit këtë të diel
Real Madrid po synon trofeun e tretë të sezonit këtë të diel, teksa përgatitet të përballet me Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës.
“Los Blancos” do të kërkojnë të përsërisin suksesin e vitit të kaluar në Arabinë Saudite, ku fituan 4-1 falë një tregolëshi nga Vinicius Junior. Trajneri Anceloti foli për mediat të shtunën para ndeshjes dhe konfirmoi se do të ketë në dispozicion Çouamenin, Valverden dhe Bellingamin për përballjen ndaj Barcelonës, pasi të tre lojtarët pësuan dëmtime gjatë fitores në gjysmëfinale kundër Majorkës të enjten.
“Arrijmë në këtë ndeshje në formë të mirë, me shumë entuziazëm dhe dëshirë. Problemet që patëm kundër Majokës”, ka thënë Anceloti.