Testet mjekësore ndalojnë transferimin e sulmuesit të Milanit te gjermanët e Lajpcigut
Skuadra e Lajpcigut ka anuluar transferimin e Noah Okaforit nga Milani, pas vizitave mjekësore në 24 orët e fundit. Stafi i klubit gjerman nuk e aprovoi testin mjekësor dhe lojtari do të largohet nga Gjermania për t’u rikthyer në Milano, raporton “Sky”.
Lajipcigu po planifikonte ta huazonte për gjashtë muaj përfaqësuesin zviceran me mundësi blerjeje të kartonit të tij në fund të këtij sezoni, varësisht prej paraqitjeve të sulmuesit në ekipin gjerman.
Megjithatë, 24 vjeçari nuk ishte i gatshëm, sipas klubit gjerman dhe tash skuadra italiane duhet ta gjejnë një sistemim të ri, për të pasi Okafor nuk bën pjesë në planet e trajnerit Serxhio Konseisao.