Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Zgjedhjet të paktën pesë muaj do ta bllokojnë ekonominë
Maqedoni

Zgjedhjet të paktën pesë muaj do ta bllokojnë ekonominë

January 15, 2024

AA

Zgjedhjet e ardhshme do ta bllokojnë aktivitetin ekonomik në vend të paktën pesë muaj. Edhe ato pak para që vinin nga buxheti i shtetit për biznesin, do të lihen nën pikëpyetje. Fondet do të jenë në praktikë jofunksionale të paktën deri në qershor të vitit 2024. Gjatë kësaj, më të rrezikuara do të jenë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM). Te ato situata e tillë reflekton në mënyrë dramatike. Ata punësojnë shumë njerëz, prej tyre varen shumë fate, duhet të ndajnë pagesë. Nuk mund të përmbajnë bllokada prej 100 ditë, plus zgjedhje, plus formim të qeverive dhe plus fillim të funskionimit të tij. Kjo do të nënkuptonte më shumë se gjysmë viti shtet jofunksional, reagon biznesi.

Siç tha dje drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike, Antoni Peshev, shteti gjithmonë duhet të ketë mekanizma të cilat do t’i mundësojnë ekonomisë që të tejkalojë periudha siç janë ato si zgjedhjet. Vlerësimi i tij është se ekonomia vendore përballon vetëm sepse bën ridedikim të aktiviteteve jashtë, prandaj pjesë e rëndësishme e eksportit sot i shpëton qëndrueshmërinë e denarit dhe funksionalitetin e kompanive.

Është ofenduese, potencon Peshev, ajo që ndodh në komunikimin me garniturat qeveritare përgjatë viteve – një gjë thonë në takimet me sektorin real dhe “tundin kokën”, ndërsa bëjnë diçka krejt tjetër. Ai tha se në vend më së shumti mbështetet administrata dhe se mendohet për standardin e njerëzve sepse janë votues, përderisa ekonomia është lënë anash dhe një kohë shumë të gjatë vetë, pa fokus se si t’i ndihmohet. Peshev i porositi partitë politike se është e radhës që të ulen dhe të merren vesh – ku shkon shteti. Sipas Odës, duhet të ndryshohet matrica dhe të kuptohet se partitë dhe politikanët nuk janë më të rëndësishme, por se është më e rëndësishme ekonomia. Partitë të cilat pretendojnë të vijnë në pushtet, potencoi Peshevi, duhet të kenë fokus biznesin globalisht. Ai konstatoi edhe se aktiviteti ekonomik po bie.
Sipas kryetares së Qendrës për Ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, Gabriela Kulebanova, në shtetin tonë theks i është vendosur politikës, ndërsa pastaj gjithçkaje tjetër, por kjo duhet të ndryshohet sepse politikanët dhe politika nuk janë më të rëndësishme, siç tha, por më e rëndësishme është ekonomia. Ajo foli edhe për nevojën e “të dhënave të vërteta statistikore” të cilat për momentin, theksoi, nuk ekzistojnë. Përkujtoi edhe se biznesi kërkon regjistër si regjistri i vetëm për popullatën.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë

November 15, 2026
Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse

November 14, 2026
Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e

November 14, 2026
Maqedoni

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima

November 14, 2026
Maqedoni

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar

November 14, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5170
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15490
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të

Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se, të jesh pjesë e kësaj

Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër institucionet pasi u raportua për arrestimin e një personi pasi lopa e

Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë hollësi lidhur me rastin e pronarit të lopës që hyri në oborrin e Degës

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.