Broja rikthehet te Çellsi, mungon 10-12 javë nga lëndimi
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, pritet të rikthehet në Çellsi gjatë këtyre ditëve. Ky kthim i hershëm i Brojës te blutë e Londrës ka të bëjë me lëndimin që pësoi ylli “kuqezi” ditë më parë, shkruan Indeksonline
Lajmin e konfirmoi edhe trajneri David Mojs pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Aston Villas.
“Ne mendojmë se ai do jetë jashtë fushave për më shumë se 10 apo 12 javë. Janë ligamentet e kyçit të këmbës. Kjo do të thotë se ai ndoshta do të rikteheht te Chelsea”, u shpreh David Moyes.
23-vjeçari me Evertonin ka arritur t’i zhvillojë vetëm gjashtë ndeshje (jo si startues). Kujtojmë që sulmuesi shqiptar me blutë e Londrës ka kontratë deri në vitin 2028. Ai do të rikuperohet në Cobham dhe me shpresë të madhe do jetë i gatshëm për ndeshjet e muajit mars me Kombëtaren e Shqipërisë./Indeksonline/