
Votimi me postë, Ambasada e Kosovës në ShBA del me një njoftim për mërgimtarët atje

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë me një njoftim të ri për mërgimtarët që jetojnë atje, lidhur me votimin për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në faqen zyrtare të ambasadës në platformën “X”, janë njoftuar për adresën e vetme ku mund të dërgojnë fletët e votimit, përmes postës atje.
“Adresa e vetme për të dërguar fletët e votimit përmes postës në SHBA është: Consulate General of Kosovo in New York – KQZ
450 Lexington Ave
P.O. Box Number 4485
New York, NY 10163
US Postal Service Grand Central”, thuhet në postim.
Në fund apelohet që të ndiqen rregullat e përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për procesin e votimit.
