Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Sali Kulla si Ebu Qerimi
Shqipëri

Sali Kulla si Ebu Qerimi

January 20, 2025

AA

Nga Edison Ypi

Sali Kulla, pasi preu me brisk të gjitha lidhjet me realitetin, po sheh ëndërra, zhgjëndrra, halucinacione, si te Pallati i lavdishëm, Ebu Qerimi famshëm, i cili, pasi preu me biçak lidhjet me realitetin ju fut interpretimit të ëndërrat dhe rrenave të të tjerëve, u bë ëndërrtar dhe rrenacak edhe vet.
Se ka kaq Sali Kulla që imiton Ebu Qerimin.

Ëndërrat janë i vermi vend dhe e vetmja kohë, ku, po të jesh i ulët mund të çfaqesh i lartë, po të jesh i dobët paraqitesh i fortë, kur je i pisët dukesh i pastër, nëse je i zi mund të çfaqesh i bardhë, po qe i fajshëm mund të dukesh dorëjashtë, po të jesh vrasës çfaqesh ëngjëll, po të jesh rrenacak dukesh i sinqertë, po të jesh kafshë dukesh njeri, po të jesh Judë çfaqesh Krisht, po të jesh ezhdërha dukesh Muhamed.

Për shembull, Sali Kulla i merr nga pas rojat dhe militantët kudo ku shkon si kërrmilli shtëpinë e vet. Thonë edhe atje ku mbreti vete më këmbë. Por atë veç po e pamë në ëndërr, se hëpërhë s’e dimë. I merr me vete rojat dhe militantët edhe atje ku dy herë në muaj, për dy minuta, duhet të vërë një firmë që është gjallë, nuk ja ka mbathur, ose nuk ka vdekur. Mirë bën. Se pavarsisht që i thërret për hesap të vet, në ëndërr duket sikur i ka ftuar për të mbrojtur partinë, atë që e ka katandisur sa një kokërr dardhë. Të tjerat në rregull. Veç s’kuptohet pse janë çdo herë më të pakët në numur.

Ose tjetra, që mardhënien me të përndjekurit e paraqet sikur e ka, dhe e ka pasur, mjaltequmësh, dhe ka vënë ca zagarë kockash t’ja mbajnë ison. Mirë e kanë edhe Sali Kulla i ëndërrave edhe zagarët lëpirës të kockave. Halli se edhe gurët e sokakut e dinë se janë me qindra e me mijra të përndjekurit të cilëve Sali Kulla, edhe pa asnjë arësye, thjesht për qef, për tu ksehasur, ose e shumta në konfliktin më të papëfillshëm, më të pazararshëm, thjesht si masë parandaluse për veten, i ka përgojuar, i ka intriguar, i ka tallur e përqeshur, i ka shpifur, i ka dëshpëruar, i ka zhgënjyer, sa ka dashur. Ka shenja të sigurta madje, se si dorë e zgjatur e Sigurimit që është dhe gjithmonë ka qënë, Sali Kulla e ka vjedhur dhe e mban nëpër bodrumet e kullave të dhëndërrit budalla krejt arkivën e dokumentave manipulative që Sigurimi nuk harronte kurrë ta kishte për ta përdorur në kohë të vështira si këto të Sali Kullës për të shantazhuar familjarët e të burgosurve ose të internuarve, pa absolutisht asnjë lidhje, pa asnjë shkak, kot, veç për friksim, djallëzira këto që as dreqit vetë nuk do i binin në ment t’i bënte. Por këto turpe e këto tmerre që Sigurimi i përgatiti por nuk i bëri, komunisti me yll në ballë dhe sigurimisti i devotshëm Sali Kulla i bën. Dhe mirë bën që i ka bërë dhe po i bën sa kohë ka syleshër që tremben nga djallëzira të tilla. Në ëndërr. Se në realitet Sali Kullën se beson askush.

Del Sali Kulla e thotë se kërkon ndjesë për dy gabime që ka bërë: ligjin 7501 mbi tokën, dhe që nuk i menazhoi shembjen e piramidave. O Sali Kulla, me atë ligjin ua ke nxirë jetën përgjithmonë nja një milionë shqiptarëve. Gjatë shembjes së piramidave, pasi hape dyert e depove të armëve, u vranë 4 a 5 mijë shqiptarë. Po aq varre u hapën. Po aq nëna vajtuan. Ende sot dëgjohen rënkimet që dalin nga varret. Për 1 milion herë më pak se kaq, në asnjë vend dhe në asnjë kohë s’k ndjesë. Ka pushkatim, litar, burg përjetë, çmendinë, suicid. Për llaftarira të tilla që kanë deformuar genetikisht brezat e tashëm dhe do tmerrojnë brezat e ardhshëm, jo kryeministra e presidentë, por mbretër e perandorë përfundojnë në litar e pushkatim. Por rrenat masturbative që ti mbllaçit lart e poshtë, në fund të fundit ëndërra janë, nuk janë realitet.

Deri në zgjedhjet e ardhëshme fli rehat, hiç mos e rruj. Se për më tutje, hip këtu e shif Beogradin.
Edhe për 21 janarin mirë të ka vajtur mendja o Sali Kulla. Ata të katër ishin njerëz. Por në ëndërr ku i sheh ti janë qenër. 4 qen më pak në ëndërr s’është problem. Ka qen plot.

Mirpo, sipas teje që njerëzit e vrarë në ëndërr të duken qen, qentë që vrave në Gërdecit s’ishin pak, ishin nja 6 herë më tepër se në bulevard. Apo thuaj në kokën e çkurdisur të një të çmenduri hajdut, aritmetika s’luan asnjë rol, dhe e lemë këtë muhabet. Veç s’të falet të mos kuptosh atë që edhe Ebu Qerimi e dinte:
Jo gjithmonë çfarë ha në realitet mund ta vjellësh në ëndërr. S’ka ëndërr ta bëjë humbjen fitore. Pas pak kur do humbësh në realitet, do kesh humbur edhe në çdo ëndërr, sado të çmendur.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe

November 13, 2026
Kosovë

Ratifikohen katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë e një me

November 13, 2026
Maqedoni

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI PENAL DHE

November 13, 2026
Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në

November 13, 2026
Maqedoni

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15479
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i

INA: Ministër Shasivari, debati për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe po shoqërohet me reagime politike. Cili është komenti juaj?

Kosovë

Ratifikohen katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë e

Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e seancës që po mbahet të premten ka ratifikuar katër marrëveshje ndërkombëtare. Ato kanë marrë

Maqedoni

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI

Transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje e ekspertizës publike në reformën e drejtësisë. Ministri Shasivari hap dy projektligjet më të rëndësishme penale

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.