Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Të gjithë me Trumpin, asnjë si Trumpi
Shqipëri

Të gjithë me Trumpin, asnjë si Trumpi

January 20, 2025

AA

Nga Mero Baze

Ditën që në SHBA u betua Donald Trump si Presidenti i 47-të, mes entuziazmit dhe ndryshimeve të forta në rolin që SHBA do të ketë në botë, çdo vend reflekton mbi ndikimin e politikës së re të SHBA-së në vendin e vet. Edhe vendet më të rëndësishme të Evropës, që kanë pasur zakon të tregohen indiferente ndaj SHBA-së, tani janë më të vëmendshme se kurrë, sepse nuk janë më në garë vetëm me SHBA-në, por me fenomenin “Trump” brenda vendeve të tyre. Kjo duket në Itali, Gjermani, Francë, Britani të Madhe, ku forcat e ngjashme me Presidentin e SHBA-së ndihen fitimtare.

Ky debat do të ishte normal edhe në Shqipëri. Por, për fat të keq, tek ne është i përmbysur. Në Shqipëri askush nuk debaton se çfarë të mirash apo rreziqesh mund të ketë “Amerika e re” për shqiptarët në Ballkan, por diskutohet vetëm për fatin personal të politikanëve tanë në epokën e Trump-it.

• Shumica janë të bindur se Kryeministri Edi Rama i ka punët mirë me Presidentin Trump, sepse vajza e tij (e Trump-it) do të jetë “investitore” në Shqipëri, si të mos mjaftonin miliardat që ai ka vetë.

• Sali Berisha mendon se Donald Trump do t’ia heqë sanksionet e vendosura ndaj tij dhe familjes, për korrupsion madhor, minimin e demokracisë dhe shantazhim të sistemit të drejtësisë. Për këtë, nuk ka ndonjë argument, veç faktit që këto sanksione i ka shpallur Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken (që sipas tij janë armiq të Trump-it, dhe Berisha, si armik i tyre, qenka mik i Trump-it).

• Fatmir Mediu mendon se ardhja e Trump-it duhet të ndikojë në pushimin e çështjes “Gërdeci” për një arsye madhore: Ai dhe Trumpi qenkërkan “kolegu” njëri-tjetrit, pasi ky (Mediu) përfaqëson Partinë Republikane në Shqipëri.

• Lulzim Basha shpreson se Trump-i do t’i kthejë vulën dhe logon e PD-së, pasi ja ka marrë Berisha për “mungesë vigjilence” të ambasadës së SHBA-së gjatë vitit që lamë pas.

• Ky Adriatik Lapaj ende nuk e ka thënë fjalën e vet, se i ka marrë mikrofonin Arlind Qorri para Ministrisë së Brendshme.

• Dashamir Shehi, deri tani, është i qartë që nuk pret asgjë nga ardhja e Trump-it dhe akoma nuk ia kanë quajtur “anti-amerikanizëm” këtë deklaratë.

E kur i dëgjon secilin veç e veç, të krijohet ideja se udhëheqësit politikë në Shqipëri përpiqen të na tregojnë se ç’mund të përfitojnë ata nga ardhja e Presidentit Trump, pa na thënë më parë ç’nevojë ka Trump për ta. Aleatët e Trump-it në SHBA janë miliarderët e teknologjisë, të Wall Street-it dhe Silikon Valley-t, kurse aleatët politikë të tij në botë janë populistët, që sfidojnë establishment-et politike dhe diktojnë politika që prishin gjithë rregullat e derisotme të lojës.

Ne ende nuk kemi asnjë lider “si Trump-i”, ndonëse tani të gjithë janë “qejflinj” të Trump-it. Trump-izmi nuk është një fenomen që vjen nga konkurenca politike klasike, por nga pesha që kanë krijuar në shoqëri miliarderët e rinj të botës, të cilët e kanë transformuar botën me teknologjinë e re. Nuk është një pushtet që vjen nga poshtë, por një pushtet që diktohet nga lart.

E kuptoj që tani këtu të gjithë kanë zgjedhur “Trump-in”, por Trump-i nuk është duke hedhur sytë nga këta që duan ndihmë, por nga të ngjashmit e vet — “të fuqishmit” që kontrollojnë gjithçka. Ne ende nuk kemi të tillë, pasi demokracia jonë jeton ende “ëndrrën amerikane” të shekullit XX. Me kriteret që politika shqiptare i ka vënë vetes, që nga vetingu, lidhja e politikës me krimin, SPAK-u apo ligji i dekriminalizimit, këtu nuk lind jo më një Trump, por as dikush që të guxojë t’i ngjajë në gjeste, pasi edhe ai do të bëhej subjekt i SPAK-ut, me atë “biografi”.

Prandaj, e vetmja shpresë tani për tani nga fitorja e Trump-it qëndron te ata që duan të zhbëjnë SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi, pasi ajo po i sfidon njësoj si Donald Trump-in në SHBA; dhe, nga ana tjetër, te ata që mendojnë se e ardhmja në politikë u takon miliarderëve që duhet të marrin pushtetin. Nuk besoj se kanë kohë për katër vjet as për njërën, as për tjetrën. Kështu që, për momentin, më mirë le t’i duartroka

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI PENAL DHE

November 13, 2026
Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në

November 13, 2026
Maqedoni

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet

November 13, 2026
Kosovë

Mustafa i kundërpërgjigjet Osmanit: Është katandisur keq, dëm të merrem

November 13, 2026
Maqedoni

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5163
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15478
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI

Transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje e ekspertizës publike në reformën e drejtësisë. Ministri Shasivari hap dy projektligjet më të rëndësishme penale

Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 41-të mes 48 ekonomive evropiane për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për

Maqedoni

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sqaroi se zgjidhja e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës parashikon dy pjesë, ku

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.