Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Donald J. Trump, një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës
Shqipëri

Donald J. Trump, një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës

January 21, 2025

AA

Donald Trump bëri sot (20 janar) betimin si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ky moment shënon një rikthim historik në pushtet të njeriut që në pak më shumë se nëntë vite riformësoi Partinë Republikane, në një vend ku ndasitë politike janë gjithnjë e më të dukshme.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh i hedh një vështrim rrugëtimit politik të zotit Trump dhe rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump thotë se u rizgjodh pas një mbështetjeje “të paparë dhe të fuqishme” të votuesve amerikanë.

“Dua të falënderoj popullin amerikan për nderin e jashtëzakonshëm duke më zgjedhur si presidentin e 47-të dhe të 45-të. Do të luftoj për çdo qytetar, familjet dhe të ardhmen tuaj. Çdo ditë do të luftoj për ju. Në çdo frymëmarrje, nuk do të pushoj derisa ta bëjmë Amerikën të fortë, të sigurt dhe të begatë, ashtu siç e meritojnë fëmijët tanë dhe ju”, tha zoti Trump.

Njohësit thonë se rikthimi i zotit Trump në pushtet është rezultat i vendosmërisë së tij për të triumfuar.

“Mendoj se ai është dikush që ka besim të jashtëzakonshëm në intuitën e tij”, thotë gazetari Russ Buettner.

Ai dhe Susanne Craig janë gazetarë investigativë të gazetës ‘New York Times’ dhe bashkëautorë të librit “Lucky Loser”,” Humbësi me Fat”, një vlerësim kritik mbi portretizimin që zoti Trump i ka bërë vetes si miliarder që u bë i suksesshëm falë punës së tij.

“Që nga fillimi i viteve ‘80 ai nuk u ka besuar njerëzve që janë ekspertë të fushës në pothuajse asgjë. Ai gjithmonë do t’i anashkalojë ata, për t’i bërë gjërat ashtu siç do ai”, thotë zoti Buettner.

Shkronjat e mëdha prej ari të emrit të tij në kullat Trump, janë një shfaqje e ambicieve dhe reklamimit të vetvetes.

“Pasuria e tij ishte 200 milionë dollarë kur po fliste në një intervistë për ‘New York Times’ dhe ajo u rrit në një miliard dollarë kur po fliste për emisionin ‘60 minuta’ një dekadë më vonë”, thotë gazetarja Susanne Craig.

Zoti Trump arriti të tërheq vëmendjen duke e portretizuar veten si një person që sjell rezultate. Përmes emrit të tij ai fitoi miliona.

Por pas suksesit të tij qëndronin problemet. Kompanitë e tij shpallën falimentimin gjashtë herë. Kazinotë e tij dolën me humbje para dhe u mbyllën.

Zoti Trump arriti t’i kompensojë humbjet me programin e tij televiziv “The Apprentice”, një projekt që e çoi atë drejt rolit më të madh deri tani.

“Zonja dhe zotërinj, unë po kandidoj zyrtarisht për president të Shteteve të Bashkuara dhe ne do ta bëjmë vendin tonë madhështor sërish”, tha ai më 16 qershor 2015.

Pa keqardhje dhe pa filtra, zoti Trump ishte një kandidat polarizues dhe nacionalist.

“Kur Meksika dërgon njerëz, nuk dërgon më të mirët që ka. Ata po sjellin drogë, krim, ata janë përdhunues, ndërsa disa supozoj se janë njerëz të mirë”, tha ai.

Si president, zoti Trump emëroi tre anëtarë të Gjykatës së Lartë që ndihmuan në sfuqizimin e ligjit të së drejtës për abort.

Në fillim të vitit 2020, pandemia COVID-19 vuri në provë zotin Trump. Ai përshpejtoi zhvillimin e vaksinave të domosdoshme për të shpëtuar jetët e njerëzve. Por, ai gjithashtu dha përshtypjen se u sugjeroi shkencëtarëve që të studionin injektimin e klorit për të vrarë virusin.

Me mbi 9 milionë amerikanë të infektuar dhe mbi 230 mijë të vdekur, nëntorin e atij viti votuesit zgjodhën Joe Bidenin si presidentin e tyre të ardhshëm.

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, zoti Trump u përball me padi të shumta penale dhe është ish presidenti i parë që është dënuar për një vepër penale.

Zoti Trump i ka cilësuar proceset kundër tij, si një gjueti politike shtrigash.

Sidoqoftë, ai kurrë nuk ka qenë më popullor.

Zoti Trump i mbijetoi dy atentate vitin e kaluar, gjë që forcoi lidhjen e tij me mbështetësit.

“Zoti ka një plan për Trumpin. Ai shpëtoi për disa qëllime dhe arsye. Shpresojmë se do të bëhet presidenti i 47-të”, tha para zgjedhjeve Pam Smith, mbështetëse e zotit Trump.

Politika amerikane ka ndryshuar me hyrjen në skenë të Donald Trumpit.

Bashkëautori i librit “Arti i Rikthimit”, po nis mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë në një nga rikthimet më të mëdha në historinë amerikane.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në

November 13, 2026
Maqedoni

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet

November 13, 2026
Kosovë

Mustafa i kundërpërgjigjet Osmanit: Është katandisur keq, dëm të merrem

November 13, 2026
Maqedoni

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i

November 13, 2026
Maqedoni

MASH: Kina ndan dy bursa për studentët nga Maqedonia e

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5163
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15477
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 41-të mes 48 ekonomive evropiane për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për

Maqedoni

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sqaroi se zgjidhja e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës parashikon dy pjesë, ku

Kosovë

Mustafa i kundërpërgjigjet Osmanit: Është katandisur keq, dëm

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj kritikave të deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani. Ai ka bërë me dije

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.