![Katanec jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Uzbekistanit, për arsye shëndetësore](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2025/01/Srecko-Katanec-looks-from-the-bench-before-the-Asian-Cup-round-of-16-soccer-match-between-Uzbekistan-and-Thailand-scaled-850x560.jpg)
Katanec jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Uzbekistanit, për arsye shëndetësore
Trajneri i njohur slloven, Sreçko Katanec ka dhënë dorëheqje nga posti i selektorit të Uzbekistanit. Katanec po vuan nga një sëmundje e rëndë dhe për arsye shëndetësore ka vendosur të tërhiqet nga posti i selektorit.
Federata e Uzbekistanit ka njoftuar se 61-vjeçari largohet me marrëveshje të dyanshme. Katanec ka shprehur keqardhje për situatën, duke thënë se nuk është në gjendje të kryej detyrat e tij për shkak të sëmundjes.
Ai ishte në krye të Uzbekistanit nga gushti i vitit 2021. Katanec ka drejtuar edhe Irakun, Slloveninë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Maqedoninë. Ishte po ashtu trajner i Olimpiakosit dhe Goricës. Ka pasur karrierë të suksesshme edhe si lojtar.