
“Djajtë e Kuq” përballen me Rejnxhersin dhe Nedim Bajramin
Sot do të luhet raundi i 7-të në Ligën e Europës. Mançester Junajtedi do të presë Rejnxhërsin e futbollistit të kombëtares kuqezi, Nedim Bajrami.
Lacio e Elseid Hysaj do të përballet me Real Sosiedadin. Në fushë do të zbresin Roma, Totenhemi dhe Fenerbahçe.
Ndeshjet e sotme në Ligën Evropa:
Az Alkmaar- Roma 18:45
Fc Porto – Olimpiakos 18:45
Fenerbahçe – Lion 18:45
Fk Bodo/Glimt – M. Tel Aviv 18:45
Hoffenheim- Tottenham 18:45
Malmo – Tuente 18:45
Karabak – Fcsb 18:45
Viktoria P. – Anderleht 18:45
Frankfurt- Ferencvarosh 21:00
RFS – Ajaks 21:00
Elfsborg – Nica 21:00
Lacio – Real Sosiedad 21:00
Ludogorets – Mitiland 21:00
Man. Junajted – Rejnxhërs 21:00
Paok – Sllavia Pragë 21:00
Union Sent – Braga 21:00