
Roko Vata shkëlqen në “Championship”, skautët e Man. Junajtedit i vihen pas
Djali i ish-kapitenit të kombëtares së Shqipërisë Rudi Vata po quhet “djaloshi i mrekullive” pasi po mahnit “Championship”-in. Roko, vetëm 19 vjeç, ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 3 asiste deri tani me skuadrën e Uatfordit. Mbrëmjen e së martës, ai shënoi një supergol, që nuk ishte i pari nga jashtë zone për 19-vjeçarin me klubin anglez. Dhe pse skuadra e tij humbi 1-2 përballë Prestonit, Vata tregoi aftësitë e tij. Sulmuesi shqiptar shënoi një supergol në minutën e 90-të, ndërsa nuk kishte mbetur shumë kohë për të shmangur humbjen.
Faqja e kampionatit anglez shpërndau pikërisht golin e talentit shqiptar, që nuk ka nevojë për koment. Duke përfshirë edhe Kupën, Roko ka luajtur gjithsej në 22 ndeshje. Fillimisht si zëvendësues, ndërkohë në ndeshjet e fundit mesa duket ai ka fituar një vend titullari. Por, paraqitjet e tij nuk kanë si të mos vihen re në Angli. Mësohet se Roko Vata është në monitorimin e skautëve të Mançester Junaitedit.
Skautët e gjigandëve anglezë e kanë ndjekur nga afër ndeshjen me Fullhemit me Uatfordin, teksa Roko shënoi një supergol nga distanca. Që nga ai moment, Vata është duke u ndjekur sesi do të vijojë ecuria e tij, teksa për momentin po shkëlqen në Championship.