
Struga Trim Lum mund polakët e Korona Kiellces
Kampioni aktual i Maqedonisë në futboll sot zhvilloi miqësoren e dytë në kuadër të përgatitjeve në Antalia të Turqisë. Skuadra strugane arriti që të mund minimalisht skuadrën polake të Korona Kiellcës (1-0), falë realizimit të Shaban Zenkut.
Pas pjesës së parë pa gola, skuadra e Struga Trim Lum realizoi golin e fitores në minutën e 90-të. Kujtojmë se përballjen e parë mirësore (përgatitëse) Struga Trim Lum e zhvilloi kundër hungarezëve të Debrecenit, e cila u mbyll me barazim dhe pa gola të shënuara.