
VIDEO / Enis Bardhi, firmos dhe prezantohet te Bodrumspori
Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi ka nënshkruar edhe zyrtarisht me klubin turk, Bodrumspor. Vetëm disa ditë pas shkëputjes së kontratës me Trabzonspor, Bardhi është bërë me skuadër të re.
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar kontratë me klubin e Bodrumsporit, i cili bën gara gjithashtu në Superligën e Turqisë.
“Klubi ynë ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me Enis Bardhin, i cili ka luajtur për herë të fundit për Trabzonspor”, thuhet në njoftim.
#BodrumdaTransferSezonu Enis Bardhi ile devam ediyor. 💚🤍 pic.twitter.com/GVJNcQEEXX
— Sipay Bodrum FK (@Bodrumspor_AS) January 24, 2025
Të Bodrumspori, Bardhi do të takojë dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti.
Ndryshe, Bodrumspori momentalisht renditet në pozitën e 16-të dhe rrezikon rënien nga kategoria nëse e mbyll sezonin në këtë vend