
Julian Nagelsman vazhdon me kombëtaren e Gjermanisë deri në 2028
Julian Nagelsman do të jetë trajner i Gjermanisë deri në vitin 2028-të. Lajmi u bë i ditur nga vetë federata përmes një njoftimi për shtyp.
Kontrata e 37-vjeçarit ishte e vlefshme deri në Kupën e Botës 2026, por tashmë e kanë zgjatur me 2 vite.
“Të gjithë ne, tifozët, ekipi dhe stafi trajner kemi krijuar diçka që tani duam ta zhvillojmë me sukses më tej. Duam të fitojmë tituj së bashku”, deklaroi Nagelsman pas arritjes së marrëveshjes.