
Bekim Haxhiu: Mikushnica dhe Lubavci mbështesin fitoren e Kryeministrit Bedri Hamza dhe programin zhvillimor për Kosovën

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se në takimet e tij në Mikushnicë dhe Lubavec, ka gjetur mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët për fitoren e Kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza.
Ai u shpreh se ata janë bashkuar për të përkrahur programin zhvillimor për Kosovën, një program që synon përparimin dhe prosperitetin e vendit.
“Na bashkoi lufta për liri dhe shtetndërtim, për një të ardhme më të mirë për Kosovën”, shkroi Haxhiu.
Haxhiu shtoi se kjo mbështetje ka theksuar angazhimin e qytetarëve për liri, shtetndërtim dhe një të ardhme më të mirë për Kosovën.