
Koalicioni për Familjen: Votoni për një të ardhme me shëndetin në prioritet
Koalicioni për Familjen u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i votojnë ata, për siç kanë thënë, një të ardhme ku shëndeti është prioritet.
“Shëndeti është pasuria më e madhe. Çdo qytetar meriton qasje në shërbime të standardizuara dhe të avancuara”, thotë ky koalicion në thirrjen drejtuar qytetarëve.
Ky koalicion ka 72 kandidatë të cilët synojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës, në garën zgjedhore të 9 shkurtit.