
Vjen oferta për rinovim, Bajerni i sigurtë se lojtari do të pranojë atë
Drejtori sportiv i Bajern Munihut, Kristof Frojnd, foli për “Sky Sport De” për situatën kontraktuale të Xhoshua Kimih. Klubi gjerman ka vendosur një ofertë për rinovimin në tryezën e lojtarit dhe pret që ai ta pranojë atë.
“Ky është një vendim themelor në karrierën e tij. Ai e di saktësisht se çfarë përfaqëson Bayern, klubi, ekipi dhe trajneri. Ai ndihet shumë rehat këtu. Jam i sigurt se në fund do të vendosë të qëndrojë me ne”, tha Frojnd.
“Natyrisht që ai ka kohën e nevojshme për të marrë një vendim. Ne nuk i kemi dhënë një afat specifik, por nuk duam ta zgjasim pafundësisht këtë pritje”, u shpreh shefi i klubit bavarez.
Së fundi, nga Gjermania siguruan se Xhoshua Kimih është duke negociuar me Real Madrid dhe dje i kërkuan informacion lojtarit, i cili nuk i mohoi ato thashetheme.
“Do të ketë një përditësim herët a vonë, por unë nuk do të komentoj çdo tre ditë të ardhmen time”.