
I dyshuari me probleme mendore e dëmton varrin e babait në Skënderaj, sulmon edhe policët
Një i dyshuar me probleme mendore ka dëmtuar varrin e babait të tij në Skënderaj.
I njëjti më pas ka sulmuar edhe zyrtarët policor.
Njoftimi:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Skenderaj 28.01.2025-08:00. Raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të meta psiqike ka tentuar të dëmtoj varrin e babait të tij si dhe i njëjti ka sulmuar zyrtarët policor ku njëri ka kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.