
Bileta e lotarisë e fshehur në Bibël i sjell amerikanes 1 milion dollarë
Një grua nga Virginia e gjeti fatin e saj duke ruajtur biletën e lotarisë në Bibël, pasi fitoi një çmim prej 1 milion dollarësh në shortin e Vitit të Ri të Virginia’s New Year’s Millionaire Raffle.
Jacqueline Mangus i tha zyrtarëve të lotarisë së Virginias se e kishte vendosur biletën në Bibël pasi e bleu atë në Lake Mart & Deli, në Scruggs Road, Moneta.
Ajo tregoi se së fundmi po shikonte lajmet kur mësoi se një biletë e blerë në Moneta kishte fituar 1 milion dollarë, ndaj e mori biletën nga vendi i saj i veçantë i fshehjes.
Mangus tha se ishte “e emocionuar për vdekje” kur kuptoi se biletën fituese e kishte në duar.
Ajo nuk zbuloi nëse ka ndonjë plan për të shpenzuar fitimin e saj. /Telegrafi/