
Çavi Simons kalon te Lajpcigu, arrihet marrëveshja me PSZH-në
Futbollisti i Kombëtares së Holandës, Çavi Simons ka përfunduar në duart e Lajpcigut, pasi klubi gjerman ka arritur marrëveshje transferimi me PSZH-në.
Simons pritet të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2027. Klubi nga Bundesliga do të detyrohet të paguajë shifrën prej 50 milionë euro, plus bonuse te skuadra nga Ligue 1 që kishte në pronësi lojtarin holandez.
21-vjeçari gjatë këtij sezoni në Bundesliga ka zhvilluar 11 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asiste. Te PSZH-ja, Çavi Simons ishte transferuar nga PSV Aindoven për 4 milionë euro, kurse më parë ka qenë edhe pjesë e Akademisë së Barcelonës.