
Abdixhiku: Do ta përfundojmë rrugën Podujevë-Prishtinë njëherë e mirë

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi madhështor i kësaj partie në fshatin Kërpimeh të Podujevës.
Gjatë tubimit, kreu i LDK-së u zotua para simpatizantëve të partisë se rruga Podujevë-Prishtinë do të përfundohet “njëherë e mirë.”
“Veç fitore, asgjë më pak” – ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
“Kështu na pritën në fshatin Kërpimeh të Podujevës! Pa fjalë! Veç fitore, asgjë më pak!” – tha kreu i LDK-së.