
Milani “siguron” Himenezin, meksikani zbarkon në Milano gjatë fundjavës
Sipas asaj që raportohet nga “gazzetta.it”, klubi nga Milano dhe Fejnord kanë gjetur një marrëveshje ekonomike nga 35 deri në 40 milionë euro për transferimin e Santiago Himenezin në Itali.
Deri më tani, vetëm kjo mungonte, pasi akordi me lojtarin kishte kohë që ishte arritur.
Parashikohet që këtë fundjavë Gimenez të mbërrijë në Milano, ndonëse nuk do të mund të luajë në derbi. Kjo për dy arsye, koha nuk premton dhe dëmtimi në Ligën e Kampionëve bën që të mos rrezikohet shumë. Milani ndërkohë po punon që të shesë Alvaro Moratën te Gallarasaraj.