Mesfushori mund të largohet nga Milani, pëlqehet nga skuadra franceze
Ismael Benaser mund të largohet nga Milani. Mesfushori pëlqehet nga Marseja, me klubin francez që është vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e tij.
Një emër i njohur si Mehdi Benatia, aktualisht këshilltar sportiv i Marsejës, në bashkëpunim me Pablo Longoria, po negociojnë me kuqezinjtë dhe mund të ketë një marrëveshje mes palëve.
27-vjeçari Benaser ka luajtur 6 ndeshje në këtë sezon në kampionat, por pa mundur dot të shndërrohet në protagonist. Për të, ky është sezoni i tij i gjashtë në Milano.