Inzagi i zemëruar: Me rastet tona bëjnë emisione jurisprudencë
Simone Inzagi është shfaqur i zemëruar në intervistën e tij për “DAZN”-in pas përfundimit të derbit. Trajneri i Interit ka akuzuar arbitrat për një penallti të padhënë në dëm të Turamit. Inzagi ka folur hapur duke theksuar faktin se po bëhet hera e 5-të që zikaltrit dëmtohen nga gjykimi i ndeshjes.
” VAR? Nuk dua të flas për këtë. Diskutimi është i gjerë dhe shkon përtej të sotmes. U rikthyem nga Bolonja, nga Superkupa, nga kjo ndeshje. Është pamundur të mos e japësh këtë penallti, është e pamundur. Është normale që arbitri të mos e shohë përse Teo ishte duke ardhur, por ata që rrinë ulur nuk mund të mos e thërrisnin. Po bëhet i 4-ti apo e 5-ti rast kundër Interit. Me rastet tona bëjnë emisione jurisprudence. Tani po filloj të zemërohem. Duhet të sulmonim më mirë në thellësi. Në 95 minuta meritonim më shumë. Është ndeshja e 17-të në 2 muaj dhe duhet të vazhdojmë kështu”, u shpreh ndër të tjera Simone Inzagi.