Milani mbret i merkatos në Seria A, ndiqet nga Juve dhe Interi
Milani godet në limite, jo vetëm Santiago Himenez, në ditën e fundit të merkatos, “djalli” bën zyrtare edhe afrimin e Zhoao Feliks.
Sulmuesi portugez erdhi nga Chelsea në formë huazimi deri në fund të sezonit, një huazim i thatë pa asnjë detyrim. Feliks, Himenez dhe Ualker janë tre blerje top që i dhurojnë kuqezinjve statusin e “mbretit” të merkatos në Serie A. Lëvizjet e Milanit në këtë sesion vlerësohen nga mediat italiane me notën 7,5. Jo vetëm merkato në hyrje, Milani sistemoi shpejt edhe dy dalje, Morata dhe Kalabria.
Jo vetëm Milan, një tjetër ekip shumë aktiv në këtë merkato janari ishte edhe Juventus. “Zonja e Vjetër” afroi në Torino një sulmues klasi si Kolo Muani, ndërsa përforcuan edhe mbrojtjen me dy afrime cilësore, Kelly dhe Renato Viega. Merkato e Juves vlerësohet me notën 7.
Në heshtje qëndroi Inter. Ideja e drejtuesve zikaltër që në fillim ishte të ruanin grupin aktual. Davide Frattesi kërkoi me çdo kusht largimin, por mesfushori do të qëndrojë në Milano të paktën deri në fund të sezonit. Interesat duket afrimi i Suçiçit për sezonin e ardhshëm, nota 6 për Inter.
Napoli, një nga favoritet kryesor për të fituar titullin në Serie A, u mjaftua këtë sezon vetëm për të mbushur arkën, shitja e Kvartskhelia-s solli 75 milionë euro në klub. Konte shpresonte që të kishte të paktën një zëvendësues për gjeorgjianin dhe ndonjë afrim në mbrojtje, por duhet të kënaqet vetëm me Okafor, nota 5,5 për merkaton e Napolit.