Haradinaj alarmon: Raportet me SHBA’në në fazë të rrezikshme
Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se marrëdhëniet janë në fazë të rrezikshme.
“Për fat të keq raportet nuk janë vetëm në fazë kritike, por edhe në fazë të rrezikshme. Rreziku vjen pasi pasojat mund të jenë shumë të rënda për Kosovën. Ne na kanë bërë me dije në vazhdimësi administrata e Biden, siç e dini edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka përdorur edhe atë thënien e tij mos urinoni në klubin ku doni të hyni, për etikën e tij, ai ka qenë një njeri me integritet edhe një diplomat paraekskelanc, një njeri që e ka dashtë Kosovë me zemër”, ka thënë Haradinaj.