Behgjet Pacolli ofron mbështetje për Koalicionin për Familjen, kërkon votën nga qytetarët në Hajvali
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka marr pjesë në një tubim të Koalicionit për Familje në Hajvali duke u ofruar mbështetje të jashtëzakonshme.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë Koalicionin për Familjen për të bllokuar të keqën që po i kanoset sipas tij familjeve shqiptare, shkruan Arbresh.info.
“Ky koalicion është i sinqertë, është për të mirën e fëmijëve tanë dhe ardhmërinë e tyre. Ne njohim vetëm dy gjini, nënën, babin, motrën dhe vëllain dhe nuk mundet askush me i ndryshu këtë. Ne nuk bëjmë punë të keqe, bëjmë punë të sinqertë, të ndërtojmë një ardhmëri të dinjitetshme për fëmijët tanë”, tha Pacolli.
“Dikush po na dënon vetëm sepse ne po e themi të drejtë, po themi atë që është e shenjtë. Familja është dhe mbetet e shenjtë, prandaj ndihmoni në këtë drejtim që këta kandidat të marrin vota. Nuk do të ndalem së punuari që të jam aty ku vendoset për ardhmëri dhe flitet për ardhmërinë tonë”, tha ndër të tjera Pacolli./Arbresh.info