![Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2025/02/Ia-kishte-arrestuar-babane-para-nje-jave-Detaje-te-reja-per-gjuajtjen-me-arme-ne-drejtim-te-policit-ne-Peje-Insajderi.org_-1000x600-850x560.jpg)
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2024/12/Ia-kishte-arrestuar-babane-para-nje-jave-Detaje-te-reja-per-gjuajtjen-me-arme-ne-drejtim-te-policit-ne-Peje-Insajderi.org_.jpg)
Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një personi .
Ai po kërkohet për shpërdorim të pasurisë së huaj.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2025/02/475808817_923070753366517_6276919913636873620_n.jpg)
Komunikata e policisë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuar kërkohet për veprën Shpërdorimin e pasurisë së huaj.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.