
Exit Poll-i i Ubo Consulting nxjerr Vetëvendosjen të parën me 40.3%
Kosova sot votoi për zgjedhjet parlamentare.
Rezultatet e Exit Poll-it të realizuar nga Ubo Consulting tashmë janë publikuar dhe nxjerrin Vetëvendosjen të parën me 40.3%, PDK të dytën me 21.4%, LDK e treta me 19.3% dhe AAK me 7.2%.
Qendrat e hapura në orën 07:00 janë mbyllur pak minuta më parë. Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë pasur të drejtë vote.