
Alvarez: Duhet të luftojmë deri në fund në garën e madhe për titullin kampion
Atletico Madrid barazoi 1-1 në derbin ndaj Real Madrid, duke qëndruar në vendin e dytë edhe pse tashmë konkurrenca është më e fortë. Pas tyre qëndron Barcelona dhe skuadrat ndahen nga një pikë nga njëra-tjetra.
Protagonist në këtë barazim ishte sulmuesi Julian Alvarez, që shënoi nga pika e bardhë për skuadrën “colchoneros” në minutën e 35-të para se Mbappe të barazonte në pjesën e dytë.
“Punë e shkëlqyer nga i gjithë ekipi. Le të vazhdojmë të luftojmë dhe të besojmë se mund të luftojmë deri në fund”, u shpreh sulmuesi argjentinas, në sezonin e tij të parë me Atletico Madrid.
Real Madrid ka 50 pikë, një më shumë se Atletico në renditje. “Nuk ishte e lehtë por luftuam dhe morëm një pikë. Të shpresojmë se deri në fund mund t’u dhurojmë një kënaqësi të madhe tifozëve”, tha Alvarez.