
Amorim: Rezultat i mirë, por jo edhe një paraqitje e mirë
Edhe pse Man. Junajtedi fitoi 2-1 ndaj Lesterit, duke avancuar më tej në FA Cup, trajneri i “Djajve të Kuq” Ruben Amorim kërkon më shumë nga skuadra e tij. Ai shpreson që edhe fati t’i japë një dorë skuadrës, që ka patur mjaft probleme këtë sezon.
“Ishte një rezultat i mirë, jo një paraqitje e mirë. Nuk është mënyra se si e shoh unë futbollin, nuk është mënyra se si e shoh unë të ardhmen e Man. Junajtedit ”, u shpreh Amorim.
“Nuk po mendoj për fundin e sezonit sepse finalja është në fund të sezonit. Nuk më intereson kjo, më intereson momenti dhe momenti nuk është mjaftueshëm i mirë. Gjithseis, mbetet një rezultat i mire dhe ne shkojmë përpara në fazën tjetër”, tha Amorim.
“Ne kemi nevojë për shumë gjëra që nuk kanë të bëjnë me fatin. Ka të bëjë me cilësinë e punës. Ne duhet të përmirësojmë çdo detaj të lojës, energjinë tonë. Puna ime me ta duhet të jetë shumë më e mirë, por ndonjëherë na duhet pak fat”, shtoi trajneri portugez.