
Rafinja: Jemi ende në garë për titullin në La Liga
Pas pesë golave në mesjavë kundër Valencias në Kupën e Mbretit, ka ardhur fitorja e radhës, me 4-1 në Sevilje për t’u afruar edhe më shumë me kreun e renditjes. Një nga autorët e golave ka qenë dhe Rafinja, me brazilianin që shënoi të tretin që mbylli praktikisht takimin. Ai ka folur pas ndeshjes.
“Duhej të fitonim për të qëndruar në ligë dhe për të bërë presion mbi rivalët tanë. Po bëjmë mirë dhe rezultati është perfekt për ne, sepse po ndihemi shumë mirë. Kur mbetëm me një lojtar më pak menduam se do të ishte më e vështirë, por ata nuk na rrezikuan thuajse fare. Madje gjetëm dhe golin e katërt. Ka qenë një ndeshje e shkëlqyer. Gjithnjë kemi qenë në garë në La Liga, pavarësisht atij momenti delikat në fundin e vitit të kaluar. Jemi edhe më shumë tani pas kësaj fitoreje”, deklaroi sulmuesi brazilian që e mbylli takimin si kapiten.