
Zyrtare, Klodian Arbri është trajneri i ri i Voska Sport
Klubi i Futbollit “Voska Sport” ka emëruar Klodian Arbrin si trajnerin e ri të ekipit, vetëm një javë para rinisjes së kampionatit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.
Pas largimit të turkut Safet Isler, klubi ka lëvizur shpejt dhe ka arritur marrëveshjen me teknikun shqiptar.
Arbri, i cili më parë ka drejtuar KF Vorën dhe FK Tomorin, tashmë ka firmosur me Voska Sport dhe do të nisë menjëherë punën me skuadrën, duke synuar rezultate pozitive në pjesën e mbetur të sezonit.