
Arne Slot kërkon fitore që të shkëputet në garën për titull në Premier Ligë
Teksa mjaft skuadra “big” në Angli luajnë në Champions League këtë mesjavë, Liverpooli kryesues i Premier League do të luajë sot në derbin ndaj Everton. Një ndeshje e prapambetur dhe që mund të shuajë çdo interes në garën për titull që në mars.
Liverpool ka gjashtë pikë epërsi ndaj Arsenal, që ndodhet në vendin e dytë dhe një fitore sot do ta çonte epërsinë e tyre në nëntë pikë. Kjo është arsyeja pse trajneri i “reds” Arne Slot dëshiron të mbajë tensionin lart: “Ajo që ndodhi në FA Cup ishte një humbje e papranueshme”.
“Sot duhet të tregojmë një anë tjetër të lojës tonë, atë që njohin të gjithë. Ajo që ndodhi në FA Cup nuk ishte vetëm një rezultati negativ, por edhe performanca ishte shumë larg standardeve tona”, shtoi më tej trajneri Arne Slot.
“Është një derbi, do të jetë një atmosferë fantastike dhe ne duhet të përgatitemi për një betejë. Duhet të jesh shumë i fortë mendërisht për t’i bërë ballë të gjitha ngarkesave emocionale të tifozëve dhe duhet të përqendrohemi në atë që duhet të bëjmë”, u shpreh Arne Slot.