
Me 2 gola të shënuara, sulmuesi shqiptarë shkëlqen sërish në Championship
Anis Mehmeti po përjeton një nga sezonet e tij më të mira në karrierë. Lojtari shqiptar ka qenë mjaft produktiv përpara portës, teksa deri më tani numëron 11 gola me fanellën e Bristol Sitit.
Anësori 24-vjeçar shkëlqeu ndaj Stouk Sitit, ku falë dopietës së tij i siguroi skuadrës bardhekuqe 3 pikë të arta.
Mehmeti në fund të sfidës u vlerësua nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” me notën 8.6, duke u zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes