
Fanella e Luka Donçiçit në debutimin për Lejkers, vlen plotë një mln dollarë!?
Luka Donçiç bëri debutimin e tij për Los Anxheles Lejkers, duke shënuar 14 pikë në 23 minuta lojë kundër Juta Xhazit. Ishte rikthimi i tij në fushë pas një dëmtimi disi të rëndë, kështu që ai mund të falet që ka humbur shumë në debutimin e tij.
Por, slloveni do ta kujtojë përgjithmonë paraqitjen e tij debutuese për Lejkersat. Në të njëjtën kohë, fanella në të cilën ai luajti ndeshjen e tij të parë për klubin e tij të ri, mund të arrijë një vlerë të jashtëzakonshme.
“TMZ Sports” kreu një sondazh ku përfshiu ekspertë për të përcaktuar se sa vlen fanella debutuese e Luka Donçiçit. David Kohler, themeluesi i “SCP Auctions”, vlerësoi se fanella debutuese e Donçiçit tashmë vlen midis 500 mijë dhe 1 milion dollarë. Ai është një koleksionist i madh i pajisjeve të famshme sportive.
Nuk dihet nëse Donçiç ka luajtur me të njëjtën fanellë gjatë gjithë ndeshjes, por dihet se ai mund t’i sjellë dikujt një pasuri. Pas ndeshjes, slloveni ka shkëmbyer fanella me yllin e NFL, Puk Nacu. Ai është një i ri 23-vjeçar, i cili luan për Los Anxheles Rams dhe është një tifoz i madh i Lejkersave.
Megjithatë, nuk dihet nëse Donçiç ia ka dhuruar atij fanellën e vërtetë të debutimit apo një kopje, kështu që mbetet mister se në duart e kujt ndodhet kjo ekspozitë e vlefshme, e cila mund t’i sjellë dikujt një milion dollarë.