
Volejboll, Shkëndija sërish do të përballet me Rabotniçkin në çerekfinale të Kupës
Volejbollistet e Shkendijës dhe Rabotniçkit do të përballen për të dytin vit radhazi në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në volejbol, në konkurrencën e meshkujve.
Dallimi nga sezoni i kaluar është se dueli çerekfinal do të luhet në fushën e Shkendijës, si një skuadër më e mirë e vendosur pas pjesës së parë të sezonit. Në përballjet e tjera të çerekfinales, Shtip UGD do të përballet me Skopjen, ndërsa Strumica do ët jetë përball Universitetit të Tetovës. Dyshen e fundit të çerekfinales e përbëjnë Boreci dhe Liria.
Sfidat e çerekfinales do të zhvillohen më 19 shkurt, ku fituesi kalon në gjysmëfinale.