
Bajern Munihu “blindon” Xhamal Musialën me kontratë afatgjatë
Klubi gjerman, Bajern Munihu dhe Xhamal Musiala kanë rënë dakord për një kontratë të re, me mesfushorin 21-vjeçar që zgjat qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2030.
Bavarezët kanë konfirmuar rinovimin e kontratës së yllit gjerman i cili ka shtuar qëndrimin edhe për pesë vite e gjysmë.
“Xhamal Musiala ka zgjatur kontratën e tij me Bayern deri më 30 qershor 2030”, thuhet në njoftimin e Bajernit.
Sipas gazetari të njohur Florian Plettenberg, Musiala do të fitojë 25-26 milionë euro në vit. Kristian Falk raportoi se marrëveshja përfshin një klauzolë lirimi prej 175 milionë euro. Këtë sezon, Musiala ka luajtur 29 ndeshje për Bajernin, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë 5 asiste.