
Kaos në stacionin e trenit në Indi/ Humbin jetën 18 persona, mes tyre edhe fëmijë
Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar në Indi, në një stacion treni.
Mediat e huaja raportojnë se shkak është bërë “mbipopullimi” dhe përplasja e turmës në një stacioni hekurudhor në New Dehli.
Katër nga viktimat ishin fëmijë, ndërsa 10 gra, sipas një liste të publikuar nga zyrtarët vendorë.
Kryeministri indian Narendra Modi, në një reagim mbi tragjedinë, shkroi në “X” së mendimet e tij ishin me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre.
Gjithçka thuhet se është shkaktuar nga vonesat e dy trenave, që çuan më pas në mbledhjen e më shumë njerëzve që prisnin në stacion.
Media britanike, BBC, raporton se njerëzit në përpjekje për të hipur në tren kanë shtypur njëri-tjetrin, akte këto që lanë pas disa viktima.
Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamje, të cilat tregojnë se disa prej tyre përpiqen të hyjnë nga xhamat e trenit.
Ngjarje të tilla ndodhin pothuajse rregullisht në Indi, ku ka përqendrim të lartë të njerëzve në ngjarje fetare, festivale dhe hapësira publike.