
Rashford dëshiron të largohet përfundimisht nga Premier Liga
Marcus Rashford vërtet është huazuar tek Aston Villa, por qëllimi i tij është një tjetër. Ai në verë po planifikon të transferohet te Barcelona.
Vëllezërit e tij janë njëkohësisht agjentët e tij dhe kanë muaj që zhvillojnë bisedime për të bërë të mundur ëndrrën e sulmuesit anglez.
Sevilla mund ta blejë Rashford për 40 milionë euro në fund të sezonit, por ai nuk e do këtë. Dëshira e tij është që Barcelona të jetë mjaftueshëm e kënaqur me performancat e tij dhe ta blejë në verë.
“Kjo është vetëm një aventurë e përkohshme, por duhet të jap maksimumin”, u shpreh Rashford kur u transferua tek Aston Villa. Ai u tregua i sinqertë.