
“Ekipi më zhgënjeu, ndeshja më e keqe që kur drejtoj Çellsin”
Trajneri i Çellsit, Enzo Mareska, ka pohuar se humbja ndaj Brajtonit, dy ditë më parë është “performanca më e keqe” e skuadrës së tij që kur ai mbërriti në klub verën e kaluar. “Blutë” humbën 0-3, duke zbritur në vendin e gjashtë në renditje.
“Shpresojmë se kjo humbje mund të jetë një pikë kthese. Kur luajmë si sonte, zbulojmë ka shumë gjëra që duhet të bëjmë më mirë. Për fat të mirë ne jemi ende në një pozicion të mirë”, u shpreh Mareska për “Sky Sports”.
“Ishte një ndeshje ku ishim dobët në çdo drejtim, mendërisht e fizikisht. Më vjen keq për tifozët, pasi nuk është performanca e duhur në këtë moment të sezonit, por ne duhet të qëndrojmë së bashku”, shtoi trajneri italian.
“Gjithmonë ndjejmë presion, jo vetëm tani. E pranoj se kjo është performanca më e keqe që kur kam ardhur këtu. Por ne jemi ende në garë për të përfunduar në katër të parat dhe të shkojmë në Ligën e Kampionëve,” tha mes tjerash Mareska.