Lojtari më i mirë aziatik, Heung-min Son mposht Ronaldon
Heung-min Son, sulmues i Totenhamit në Premier Ligw, u zgjodh për herë të shtatë radhazi (nëntë herë në total) si lojtari më i mirë aziatik (ose që luan në Azi) i vitit (2023).
Kristiano Ronaldo, i cili u transferua në Al Nassr pikërisht një vit më parë, u ngjit në podium, por me vendin e tretë, ndërsa i dyti me më shumë vota u shpall qendërmbrojtësi i Bajernit të Munihut, Minjae Kim.
Sulmuesi i Totenhamit, i cili shënoi 27 gola në vitin e kaluar kalendarik, kishte 22,9% të votave, ku bashkëkombësi i tij mori 19,54%, ndërsa kapiteni i skuadrës portugeze, i cili shënoi 54 gola, 17,06% të votave.
Ky çmim ekziston që nga viti 2013, pra ky është edicioni i 11-të. Koreani nuk ka fituar vetëm në vitin 2013 (triumfoi Keisuke Honda) dhe në 2016 (çmimi shkoi për Shinji Okazaki).