AA
Sot, në zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sekretari Organizativ, Alim Rama, së bashku me Sekretarin Për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Çeku, dhe anëtaren e këtij sekretariati Anila Vrajolli, mirëpritën një delegacion të partisë LSDM nga Maqedonia e Veriut, të përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Mile Zeçeviq, Sekretari Ndërkombëtar, Bojan Mariçiq dhe Kryetari i Forumit Rinor, Marko Mihajlovski.
Kjo bëhet e ditur në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në këtë takim miqësor u diskutua për zhvillimet politike në dy vendet tona dhe në rajon përgjithësisht. U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet dy subjekteve tona që njëherazi janë edhe anëtare të përbashkëta në platformat e ndryshme socialdemokrate nëpër botë.Bashkë konstatuam nevojën për vazhdimin e rrugës së bashkëpunimit mes dy organizatave sikurse e kemi mes dy forumeve tona rinore. Takimin e përmbyllëm duke diskutuar ngjarjet e ardhshme në të cilat do të jemi së bashku dhe hapat e tjerë për thellimin e bashkëpunimit gjithnjë nën dritën e socialdemokracisë”, thuhet në njoftim.(INA)

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit
Hoxhë Enis Rama ka reaguar me tone të forta pas aktgjykimit të sotëm, duke theksuar se vendimi i një gjykate
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka reaguar pas aktgjykimit të shpallur sot në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të