Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 NATO: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve
Kosovë

NATO: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve

February 21, 2025

AA

Nuk ka ndryshim në përkushtim amerikan ndaj NATO-s në përgjithësi apo misionit të aleancës në Kosovë në veçanti. Deklarata vjen nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Ai nënvizoi se stabiliteti në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi, është në interes të të gjithëve.

Sekretari i përgjithshëm i bëri komentet gjatë një bashkëbisedime me studentë në Universitetin e Bratislavës në Sllovaki, kur u mbi mundësitë e rifillimit të konfliktit në Kosovë, pas spekulimeve se administrata e re amerikane mund të tërheqë trupat nga Kosova.

“Më lejoni të jem krejtësisht i qartë, administrata amerikan është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s dhe angazhimeve të tanishme. Por, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne gjithmonë mund të kemi ndryshime të politikave apo ndryshime të vogla. Nuk kam arsye të besoj se do të ketë vendime dramatike. Dhe në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor duhet të jemi të sigurt që ne të mbajmë në fokus këtë rajon. Sepse stabiliteti në Kosovë, stabiliteti në Bosnje dhe stabiliteti në Serbi është në interesin e të gjithëve ne”, tha Mark Rutte.

Garancitë e sekretarit të përgjithshëm vijnë pas lajmit në gazetën gjermane “Bild” se Italia ka filluar të përgatitet në rast të tërheqjes së trupave amerikane nga misioni i KFOR-it.

NATO-ja ka një mision paqeruajtës në Kosovë që nga përfundimi i luftës. Aktualisht, në kuadër të KFOR-it shërbejnë mbi 4.600 trupa nga 28 vende të botës. Numri më i madh është nga Italia, Shtetet e Bashkuara, Hungaria dhe Turqia.

NATO-ja e shtoi praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Ermal Sadiku kritikon VV-në: LDK ndërton, ndërsa VV bllokon dhe

November 29, 2026
Kosovë

Krasniqi: Edhe kjo festë u shndërrua në ditë përkujtimi dhe

November 28, 2026
Kosovë

Një person gjendet pa shenja jete në motelin “Flamingo” në

November 28, 2026
Kosovë

Në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, Shqipja bashkë me

November 28, 2026
Kosovë

E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje

November 28, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5273
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15661
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Ermal Sadiku kritikon VV-në: LDK ndërton, ndërsa VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka vënë

Kosovë

Krasniqi: Edhe kjo festë u shndërrua në ditë

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka shkruar për mjekun Adem Ademi që u rivarros sot në Mitrovicë,

Kosovë

Një person gjendet pa shenja jete në motelin

Një ngjarje e rëndë në rrethana të dyshimta ka ndodhur në fshatin Shupkovc në Mitrovicën e jugut, pasi që një

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.